Gjeneralmajori famëkeq serb: Pas luftës jam autorizuar nga ushtria serbe për të mbledhur dëshmi kundër Thaçit dhe i kam dërguar në Hagë

11 korrik 2024 | 13:46

Menjëherë pas luftës, shteti i Serbisë e kishte aktivizuar gjithë makinerinë e saj për të gjetur e fabrikuar dëshmi e dëshmitarë të rremë kundër drejtuesve të luftës e në veçanti kundër drejtuesit politik të UÇK-së, Hashim Thaçit, shkruan Demokracia.com.

Ish-prokurori i krimeve të luftës në Serbi, Vladimir Vukçeviq, zëvendësprokurori serb, Dragoljub Stankoviq, por edhe Kryetari i Komisionit për Kosovën në Parlamentin e Serbisë, Milovan Drecun, e kanë pranuar publikisht se kanë dërguar dëshmi e dëshmitarë kundër krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale.

Se ushtria e Serbisë ishte aktivizuar për të fabrikuar dëshmi kundër ish-presidentit Hashim Thaçi, e ka pranuar edhe gjeneralmajori serb Bozidar Deliq.

Bozhidar Deliq, ish-komandanti i Brigadës 549 të Motorizuar të Ushtrisë Jugosllave, e cila ishte përfshirë në disa nga sulmet më famëkeqe të luftës së Kosovës, ka treguar për programin serb “TV Happy”, se pas luftës ishte autorizuar nga Ushtria e Serbisë për të mbledhur dëshmi kundër Thaçit dhe për t’i dërguar në Hagë.

“Menjëherë pas luftës jam autorizuar nga Ushtria serbe për të mbledhur dëshmi për Tribunalin e Hagës, ndër të tjera për Hashim Thaçin”, kishte thënë Bozidar Deliq.

Po ashtu, gjatë diskutimit ai e ka pranuar se ka bashkëpunuar ngushtë me hetuesit ndërkombëtarë për të mbledhur dëshmi kundër Thaçit dhe drejtuesve të tjerë të UÇK-së.

Bozidar Deliq ka vdekur në Moskë në vitin 2022.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim kryetarin e Këshillit…