Kurti shkon për ngushëllime te familja e deputetit Fatmir Humolli për vdekjen e vëllait

11 korrik 2024 | 14:57

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkuar të enjten në Lupç të Podujevës për ngushëllime në familjen e Fatmir Humollit, ish-deputetit të Vetëvendosjes, tani deputet i pavarur, për vdekjen e vëllait të tij, Naman Humollit.

Bashkë me Kurtin ka qenë edhe kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

“I shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ai i shprehu deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Fatmir Humolli, familjarëve dhe miqve ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurit të tyre, Naman Humolli”, ka njoftuar zyra e kryeministrit.

fotografia e kryeministri

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka reaguar pasi Kuvendi i…