Shqipëri: Hidhet molotov drejt Kryeministrisë, digjet plotësisht dera kryesore

11 korrik 2024 | 22:25

Opozita në Shqipëri po proteston para Kryeministrisë. Protestuesit hodhën molotov drejt Kryeministrisë, në momentin që kreu i PD, Sali Berisha mori fjalën. Zjarri vijoi për disa minuta, ndërsa u shua plotësisht nga policia.

Policia dhe forcat RENEA janë vënë në gatishmëri dhe kanë bërë thirrje për vetëpërmbajtje në protestë.

Pasi mori vulën dhe logon e Partisë Demokratike Sali Berisha thirri një protestë kombëtare, e cila nisi zyrtarisht para Kryeministrisë në orën 20:30.

Dy janë kërkesat kryesore të demokratëve, krijimi i qeverisë teknike dhe lirimi i liderit të opozitës, Sali Berisha, i cili ndodhet në izolim prej 7 muajsh.

Fillimisht përfaqësuesit politikë të Partisë Demokratike dhe mbështetësit e tyre u mblodhën në selinë blu, për të marshuar më pas drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Flamur Noka, Belind Këlliçi, Tomor Alizoti, Agron Gjekmarkaj, Edi Paloka, Gazment Bardhi, Ina Zhupa, Jorida Tabaku janë disa nga zyrtarët e PD-së që janë pjesë e protestës./TCH

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasditen e 10 korrikut, ushtarët serbë të Bosnjës nisën të…