Temperatura 37 C, rrebeshe shiu dhe bubullima

12 korrik 2024 | 08:17

Mot shumë i nxehtë pritet të mbajë sot në vend, derisa pasdite në pjesë përëndimore të vendit, përreth zonave malore, mund të ketë ndonjë rrebesh të shkurtër shiu dhe bubullima, sipas “Mendimi për motin”.

Temperaturat minimale 17C deri 20C, e maksimalet shkojnë deri në 35C e 36C, lokalisht deri në 37C.

Vapa afrikane do të vazhdojë edhe gjatë ditëve të ardhshme, me temperaturë deri në 39 gradë.

Në fuyndjavë mund të ketë rrebeshe shiu e bubullima.

“Vapa afrikane do të vazhdojë ditëve të ardhshme, me temperatura maksimale deri në 36C e 37C, e lokalisht të arrinë vlera prej 38C e 39C.  Në fundjavë paraqiten kushte për zhvillime të vransirave, që orëve të pasdites përreth viseve malore mund të shoqërohen me ndonjë rrebesh shiu e bubullima”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica – Xhelili, ka thënë se…