Pamje tronditëse nga Llozana e Zvicrës, rrëzohen skelet e ndërtesës 19 katëshe, 2 të vdekur

12 korrik 2024 | 13:48

Dy persona kanë vdekur dhe të paktën katër të tjerë janë plagosur pas një ngjarje të tmerrshme në komunën e Prilly në qytetin e Lozanës në Zvicër.

Siç raporton Blick.ch, tragjedia ka ndodhur pasi e gjithë fasada e një ndërtese 19 katëshe bashkë me skelet e vendosura aty ka kolapsuar.

 “E gjithë fasada e ndërtesës 19 katëshe është rrëzuar”, ka thënë Jean Christophe Sautere, zëdhënësi i Policisë për kantonin e Vaudit.

Në vendin e ngjarjes kanë dale zjarrfikësit, ambulanca e policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka bërë një studim hulumtues…