Southgate: Ndaj Spanjës duhet të jemi taktikisht perfekt

12 korrik 2024 | 14:07

Trajneri Gareth Southgate, ka thënë se Anglia do të duhet të jetë “taktikisht perfekte” për të mposhtur Spanjën në finalen e Euro 2024 të dielën.

Ekipi i Anglisë e ka siguruar  paraqitjen e tyre të parë në një finale të madhe në tokë të huaj me një fitore 2-1 ndaj Holandës në gjysmëfinalen e së mërkurës.

Është hera e tretë në katër garat e fundit të mëdha që Southgate ka udhëhequr Anglinë në fazën gjysmëfinale të Evropianit ose Kupës së Botës. Southgate ka thënë se Spanja, tri herë fituese, është “favoritja” për finalen, ndërsa djelmoshat e Anglisë synojnë të fitojnë titullin e tyre të parë të Evropianit.

“Ata me të drejtë do të jenë favoritë për atë që kanë bërë në këtë turne. Ata kanë qenë ekipi më i mirë”.

“Ata kanë një ditë më shumë dhe në tre finalet e fundit, ndoshta më shumë, ka qenë mjaft domethënëse, kështu që ne duhet të rikuperohemi siç duhet. Taktikisht ne do të duhet të jemi perfektë, pasi ata janë një skuadër shumë e mirë. Por, e dini, ne jemi këtu”, ka thënë Southgate.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Spanja po përgatitet për finalen e “Euro 2024” përballë Anglisë…