Nesër fillon Evropiani U20, na pret spektakël hendbolli

12 korrik 2024 | 15:14

Plot 12 ekipe kombëtare prej nesër (e shtunë) deri më 21 korrik do të garojnë në Kampionatin Evropian për hendbollistët deri në 20 vjet, që mbahet në Prishtinë. Ekipet kombëtare janë të ndara në katër grupe me nga tri ekipe.

Pas ndeshjeve në grupe, dy të parët e secilit grup avancojnë në çerekfinale. Çerekfinalet janë më 17 korrik, të mërkurën, ndërsa gjysmëfinalet më 19 korrik. Më 21 korrik është finalja. Të gjitha ndeshjet zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Orari do të jetë i ngarkuar, ndërsa hendbolli i shfaqur pritet të jetë i nivelit të lartë. Kështu që spektakli i hendbollit është i garantuar. Përfaqësuesja e Kosovës ka pasur fazë të suksesshme përgatitore dhe me optimizëm e pret ndeshjen e parë.

Ndeshjet e së shtunës janë: Turqia – Belgjika (12:15), Gjeorgjia – Estonia (14:30), Sllovakia – Britania e Madhe (16:45), Kosova – Bullgaria (19:15). Para ndeshjes mes Kosovës dhe Bullgarisë është ceremonia hapëse e Evropianit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mbështetje të detyrave dhe përgjegjësive që ka drejtori Rajonal…