Oficerë të FSK-së diplomojnë në Shqipëri

12 korrik 2024 | 15:20

Oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë diplomuar në Republikën e Shqipërisë.

FSK-ja ka njoftuar se në ambientet e amfiteatrit të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, kolegji i Mbrojtjes dhe Sigurisë në Republikën e Shqipërisë ka organizuar ceremoninë e diplomimit të kursantëve të Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm dhe Kursit të Lartë të Oficerit (KKShP).

“Në këtë ceremoni në Kursin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm (KKShP) kanë diplomuar 4 oficerë nga FSK-ja si dhe në Kursin e Lartë të Oficerit (KLO) 2 oficerë… Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të bashkëpunimit me Forcën e Sigurisë së Kosovës, po ndihmojnë në ngritjen e kapaciteteve profesionale në të gjitha nivelet e edukimit ushtarak”, ka njoftuar FSK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti ka pritur të premten në ndërtesën e…