FC Liria konfirmon largimin e trajnerit Brando

12 korrik 2024 | 15:22

Skuadra e Lirisë ka njoftuar se Erdogan Brando ka dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit. Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi prizrenas në “Facebook”. Kjo skuadër ka njoftuar se Brando do të jetë në të ardhmen e afërt pjesë e klubit, përkatësisht në akademinë e klubit.

“FC Liria njofton me keqardhje se trajneri ynë, Erdogan Brando, po jep dorëheqjen nga pozita e tij për arsye personale. Ne e kuptojmë dhe e respektojmë vendimin e tij, duke i dhënë përparësi nevojave të tij personale në këtë kohë. Trajneri Brando ka qenë një pjesë e çmueshme e ekipit tonë, duke demonstruar përkushtim të jashtëzakonshëm, ekspertizë dhe udhëheqje. Ne jemi thellësisht mirënjohës për kontributin e tij dhe ndikimin pozitiv që ka pasur te lojtarët dhe klubi ynë. Kërkimi për një trajner të ri do të fillojë pa humbur kohë dhe ne do të njoftojmë trajnerin e ri sapo të kemi diçka zyrtare. Jemi të përkushtuar për të gjetur kandidatin e duhur që do të vazhdojë të drejtojë klubin tonë përpara. Ne gjithashtu dëshirojmë të informojmë se, sapo ai të jetë gati, në një të ardhme të afërt, Brando do të marrë një rol të rëndësishëm në akademinë tonë, e cila do të jetë e ardhmja e këtij klubi dhe qyteti. Kontributi dhe përvoja e tij do të jenë thelbësore për zhvillimin e talenteve të rinj. Faleminderit, trajner Brando, për gjithçka që keni bërë për FC Lira. Ju urojmë të gjitha të mirat në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Lirisë.

Skuadra e nga Prizrenit sezonin e ri futbollistik do të bëjë gara në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.

/Veton ZYMBERI/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë diplomuar…