Punëtorët teknikë të Kuvendit paralajmërojnë grevë në shtator

12 korrik 2024 | 15:38

Punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës kanë paralajmëruar se do të hyjnë në grevë nga java e parë e muajit shtator.

Kështu ka bërë dije kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, i cili ka theksuar se shkak i grevës janë pagat e ulëta.

“Ju njoftojmë se sot në takim me udhëheqjen e shoqatës sindikale të punëtorëve teknik që kryejnë shërbime ne objektin e Kuvendit të Kosovës u mor vendim, se nga java e parë e shtatorit këta punëtorë do të hidhen në grevë për shkak të pagave të tyre të ulëta. Deri të kjo datë u shty për shkak të pushimeve vjetore të punëtorëve, dhe nga fillimi i shtatorit punëtorët deklarohen se më nuk do të punojnë fare, deri në rritjen e pagës 450 euro”, është thënë në njoftimin e publikuar nga Azemi në “Facebook”.

Ky njoftim i është dërguar edhe kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës, sekretarit të Kuvendit, Arben Loshi, drejtorit të Administratës së Kuvendit, Emrush Haxhiu dhe kompanisë së kontraktuar për mirëmbajtjen e Kuvendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 15 vjet…