![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/07/osmani-10.jpg)
Osmani takohet me Macronin në Uashington, bisedojnë për të ardhmen euroatlantike të Kosovës
12 korrik 2024
| 16:05
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me homologun e Francës, Emmanuel Macron në samitin e NATO-s në Uashington.
Osmani ka bërë me dije se me Macronin ka biseduar për të ardhmen euroatlantike të Kosovës.
“Diskutim përmbajtjesor me presidentin Macron në Samitin e NATO-s në Uashington D.C lidhur me të ardhmen euroatlantike të Kosovës, reformat në fushën e sundimit të ligjit dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Francës”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.