UEFA publikon renditjen e re të klubeve

12 korrik 2024 | 16:20

UEFA ka zyrtarizuar renditjen e klubeve, bazuar në koeficientin e arritur nga çdo ekip gjatë pesë sezoneve të fundit. Këta koeficientë fokusohen në rezultatet e çdo klubi në garat evropiane, pa marrë parasysh ligat kombëtare.

Për më tepër, pozicioni i secilit përcakton vazot në shortet e garave të UEFA-s.

Prezenca e Manchester Cityt spikat mbi Real Madridin. “Qytetarët” kryesojnë listën me një koeficient prej 123 mijë pikësh, kundrejt 119 mijë të “Los Blancos”. Podiumin e plotëson Bayern Munich me 108 mijë.

Liga e Kampionëve e arritur nga “Los Blancos” këtë sezon nuk ka mjaftuar për të kaluar Cityn që prej vitit 2021 ka arritur një trofe, një finale dhe një gjysmëfinale, që e ka çuar në krye të renditjes.

Të dy klubet janë takuar në katër ndeshje kualifikuese të Ligës së Kampionëve që nga viti 2020, me nga dy fitore për secilin. Sot ata janë dy dominuesit e mëdhenj të Evropës.

Në vendin e katërt renditet Liverpooli me 96 mijë pikë, i ndjekur nga Roma me 90 mijë pikë dhe Paris Saint-Germain me 85 mijë pikë.

Vendi i shtatë është i zënë nga Villarreali me 82 mijë pikë, i teti nga Dortmundi me 79 pikë, po aq sa ka Chelsea në vendin e nëntë dhe Interi që mbyll dhjetëshen me 76 mijë pikë.

Lista vazhdohet me Leverkusenin në vendin e 11-të me 72 mijë pikë, i ndjekur nga Porto, RB Leipz dhe Manchester United me nga 70 mijë pikë, ndërsa Benfica dhe West Hami kanë nga 69 mijë pikë.

Në pozitën e 17-të renditet Atletico Madridi me 67 mijë pikë, po aq sa ka Barcelona e 18-ta, ndërsa Arsenali zë vendin e 19-të me 62 mijë pikë dhe Atalanta e 20-ta me 61 mijë pikë.

Image

Image

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati Ardian Bajraktari ka përmendur problemet e Projektligjit për Këshillin…