Orban takon Trump-in: Kemi folur për paqen, lajmi i mirë është – ai do ta zgjidhë

12 korrik 2024 | 20:34

Kryeministri hungarez Viktor Orbán vizitoi ish-presidentin amerikan Donald Trump në resortin e tij Mar-a-Lago në shtetin amerikan të Floridës. “Misioni i Paqes 5.0. Ishte një nder të takova Presidentin Donald Trump sot në Mar-a-Lago. Ne folëm se si të arrijmë paqen. Lajmi i mirë i ditës: Do ta zgjidhë!”, ka njoftuar Orban në rrjetin social X krahas një fotoje me Trump.

Hungaria mori kohët e fundit presidencën e rradhës të Bashkimit Evropian dhe Orbán që atëherë ka udhëtuar në Kiev, Moskë dhe Pekin, ku zhvilloi bisedime me Volodymyr Zelenskyi, Vladimir Putin dhe udhëheqësit kinezë për atë që ai pretendon se është fundi i luftës në Ukrainë. Pas kësaj ai mori pjesë në samitin e NATO-s në Uashington, i cili përfundoi mbrëmë.

Udhëtimet e tij kanë zemëruar liderët e Bashkimit Evropian, të cilët thonë se Orbán nuk po vepron si lider evropian, por si kryeministër hungarez, që do të thotë se ai nuk po përfaqëson BE-në kur flet me presidentin rus Putin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Udhëheqësi i Zyrës për Rikthim të Aseteve - Prokurori i…