Gërxhaliu: Krekosjet dhe realiteti në bujqësi

13 korrik 2024 | 08:57

Shkruan: Safet Gërxhaliu

Krekosjet dhe realiteti në bujqësi një kg grurë në pikat grumbulluese dorëzohet për 0,20 euro, ndërsa një kifle kushton 0,30 euro.

Nëse rendimentet e grurit janë të mira (që të gjithë i gëzohemi këtij indikatori), meritat janë të fermerëve, e mos i merrni personale, sepse nëse ashtu mendoni duhet ti merreni edhe ‘meritat’ e viteve paraprake sa ishit në krye të këtij dikasteri. E nëse e keni për populizëm, thaujeni haptas se në mandatin tuaj një kg grurë në pikat grumbulluese dorëzohet për 0,20 euro, ndërsa një kifle kushton 0,30 euro.

Prononcimet megallomane janë të panevojshme. Nga Ministria e Bujqësisë këto ditë po deklarohen nëper media: ‘që për herë të parë Kosova këtë vit do t’i plotësojë nevojat ushqyese me grurë’. Jam nga komuna e Vushtrrisë dhe çdo ditë pune udhëtoj në relacionin Vushtrri – Prishtinë dhe anasjelltas, mirëpo fushata e korrje – shirjeve nuk ka përfunduar. Pas përfundimit të korrje – shirjeve, mund ta analizojmë sasinë e prodhimit vendor, importin e grurit dhe miellit të kësaj kulture që ta dimë përafërsisht ku jemi me plotësimin e nevojave ushqyese. Ju rekomandoj të merreni më shumë me politikat e duhura bujqësore që përkojnë për fermerët tanë. Andaj, përkrahni fermerët në çmimin e grurit vendor, i cili është më i ulti në Kosovë dhe mbështetni fermerët, e lereni propaganden (shih aktualitetin bujqësor sot një tonë grurë në vendet e BE-së e ka çmimin 230 euro, ndërsa në Kosovë 190 – 200 euro).

Nevojat për drithëra siç duket janë të mëdha, nga të dhënat statistikore për importin e tyre (nuk jam profesionist i kësaj fushe), por besoj se nuk e kemi prodhimin e mirë të drithërave duke e analizuar importin e madh të qumështit, mishit dhe prodhimeve tjera bujqësore.

Rëndësia e bujqësis në ekonomin e njē shteti  është shumë më multidimensionale se sa verëm prodhimi i grurit.

Me këto qmime grumbulluese të çmimit të grurit dhe vështërsit e krijuara për grumbullim nuk i motivojn bujqit për rritje të sipërfaqeve të mbjellura me grurit nga viti në vit.

E vërteta është se sipërfaqet e mbjellura me grur në Kosovë gjdo vit janë më të vogla!

Pa popullizëm, pa eufori, pa politizim dhe me mbështetje permanente qoft në edukim, trajnime, subvencione të monitoruara dhe transfer të teknologjis dhe sistemin know-how modern zhvillohet ky sektor dhe mbështetet bujku i Kosovës qè ka qenë dhe mbetet hambari i Kosovës dhe jo politika populliste.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës,…