![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_5-21.jpg)
Policia publikon fotot e personave të dyshuar për plagosjen në Pejë, kërkon ndihmë për kapjen e tyre
13 korrik 2024
| 11:40
Policia e Kosovës ka publikuar fotografitë e të dyshuarve për plagosjen e rëndë në Pejë.
Personat e kërkuar janë Adem e Besnik Bulliqi.
Njëri nga ta është i datëlindjes 1993, kurse tjetri 1998.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë)”, thotë Policia e Pejës.