Berat Rukiqi i reagon Sallahut: Me gjasë të burgosurit janë larguar me shpejtësinë e shpërndarjes të vajit në tepsi

13 korrik 2024 | 15:08

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka deklaruar se të arratisurit nga burgu, Faton Hajrizi dhe Ujkan Mekaj, nuk janë arratisur, por janë larguar.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, i cili e ka thumbuar paksa ish-zëvendësministrin e Drejtësisë, duke thënë se me gjasë të burgosurit janë larguar me shpejtësinë e shpërndarjes të vajit në tepsi.

“Dilema është me çfarë shpejtësie janë “largu”? Me gjasë me shpejtësinë e shpërndarjes të vajit në tepsi.” – ka shkruar Rukiqi.

Kujtojmë se në një paraqitje për media Sallahu dy vjet më parë kishte thënë se “niveli i shpejtësisë së punës së Ministrisë së Drejtësisë dhe cilësisë gjithashtu, mund të krahasohet me nivelin e shpejtësisë të shpërndajres së vajit në tepsi”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazeta malazeze “Vijesti” ka raportuar sot se ish-presidenti i këtij…