Ardhja e mërgimtarëve- Pritjet tek ‘Dheu i Bardhë’ deri në 40 minuta!

13 korrik 2024 | 19:17

Kanë filluar pritjet e mërgimtarëve nëpër pikat kufitare për hyrë në Kosovë.

Në pikëkalimin kufitar te Dheu i Bardhë, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet janë deri në 40 minuta, kurse kolona është deri në 350 metra.

Pritje për të hyrë në Kosovë ka edhe në pikën kufitare në Merdarë, ku sipas QKMK-së, pritjet janë nga 15 deri në 20 minuta, ndërsa kolona deri në 100 metra.

Ndërsa, pikat e tjera kufitare janë lehtë të kalueshme, me pritje për hyrje-dalje deri në 5 minuta.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia ka humbur më shumë se 70,000 trupa në dy…