Biden reagon pas sulmit ndaj Trump: Nuk ka vend për këtë lloj dhune në Amerikë

14 korrik 2024 | 02:28

Presidenti i ShBA-ve, Joe Biden, ka reaguar ndaj atentatit kundër kandidatit republikan për president, Donald Trump.

Biden tha se gëzohet që Trump është tashmë i sigurt dhe se është mirë.

“Jam i gëzuar që dëgjoj se ai është i sigurt dhe po shkon mirë. Unë jam duke u lutur për të dhe familjen e tij dhe për të gjithë ata që ishin në tubim, ndërsa presim informacione të mëtejshme”, shkroi Biden.

Më tej, Biden tha se i është mirënjohës Shërbimkt Sekret, të cilët i ofruan siguri Trumpit.

“Nuk ka vend për këtë lloj dhune në Amerikë. Ne duhet të bashkohemi si një komb për ta dënuar atë”, shkroi Biden.

Tashmë është konfirmuar se sulmuesi i Trumpit është vrarë, e po ashtu edhe një pjesëmarrës në tubim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ka reaguar pas atentatit që…