Tentim-atentati ndaj Trumpit, çfarë dihet deri tani?

14 korrik 2024 | 08:11

Ish-presidenti i ShBA-së, Donald Trump, i ka shpëtuar të shtunën një tentim atentati ndaj tij në një tubim zgjedhor në Pensilvania.

The Guardian sjellë një përmbledhje të asaj që është mësuar nga konferenca e policisë:

FBI po e heton rastin si tentim vrasje;

Autoritetet thonë se vrasësi ishte mashkull dhe e kanë identifikuar paraprakisht, por nuk janë të përgatitur për ta publikuar atë informacion;

Policia nuk ka identifikuar një motiv zyrtar;

Dy persona janë plagosur rëndë dhe një është vrarë, që të tre meshkuj;

Policia i ka bërë apel publikut që çdo informacion dhe pamje nga celulari që kanë ta dorëzojnë;

Hetimi pritet të zgjasë me ditë, javë dhe muaj;

Asnjë polic nuk u godit nga të shtënat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi sekret ka lëshuar ​​një deklaratë pas të shtënave në…