Trumpi është liruar nga spitali

14 korrik 2024 | 08:14

Ish-presidenti amerikan Donald Trump është liruar nga spitali në të cilin ishte dërguar fillimisht, pas sulmit ndaj tij që u qëllua në vesh.

Kështu kanë bërë të ditur burime të BBC-së, të cilat thanë se ende nuk është e qartë se ku ka shkuar ish-presidenti.

Ndryshe, Trump ka reaguar pas atentatit ndaj tij, duke thënë se është qëlluar me një plumb që sipas tij, i shpoi pjesën e sipërme të veshit të djathtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i ShBA-së, Donald Trump, i ka shpëtuar të shtunën…