Sulmin ndaj Trumpit e dënon Haradinaj: Aktet e dhunshme, pengesë për realizimin e demokracive

14 korrik 2024 | 09:53

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas tentim-atentatit për vrasje të ish-presidentit amerikan Donald Trump.

Haradinaj ka thënë se aktet e dhunshme janë një pengesë për realizimin e demokracive, janë të papranueshme dhe duhet të ndalohen

“E dënoj fuqishëm sulmin ndaj Presidentit Trump! Aktet e dhunshme janë një pengesë për realizimin e demokracive, janë të papranueshme dhe duhet të ndalohen. ShBA-ja është një shembull për demokracitë në të gjithë botën dhe së bashku ne përparojmë përmes diskursit paqësor të vendeve tona dhe respektit për sundimin e ligjit. I uroj Presidentit Trump shërim të plotë!”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person është arrestuar në Podujevë pasi dyshohet se e…