Zelensky për sulmin ndaj Trumpit: Dhuna e tillë nuk ka vend askund në botë

14 korrik 2024 | 09:55

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky për atentatin ndaj ish-homologut të tij amerikan, Donald Trump, është shprehur i tmerruar.

Lidhur me këtë, presidenti ukrainas ka thënë se një dhunë e tillë nuk ka justifikim dhe nuk ka vend askund në botë.

“Jam i lehtësuar kur mësova se Donald Trump tani është i sigurt dhe i uroj një shërim të shpejtë. Ngushëllimet e mia shkojnë për të afërmit e viktimës së këtij sulmi, një pjesëmarrës në tubim. Uroj që Amerika të dalë më e fortë nga kjo”, ka shkruar Zelensky në X.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas tentim-atentatit për…