Trumpi del me deklaratë pas atentatit

14 korrik 2024 | 10:54

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, së fundmi i shpëtoi një atentati gjatë një tubimi elektoral në Pensilvani, ShBA.

Trump në rrjetin e tij social, Truth Social, ka falënderuar zyrtarët e zbatimit të ligjit për veprimet e tyre të shpejta pasi ai u qëllua me një plumb që shpoi pjesën e sipërme të veshit të tij të djathtë, përpara se Shërbimi Sekret të neutralizonte personin e armatosur.

“Dua të falënderoj Shërbimin Sekret të Shteteve të Bashkuara dhe të gjithë Forcat e Zbatimit të Ligjit, për reagimin e tyre të shpejtë për të shtënat që sapo ndodhën në Butler, Pensilvani”, ka shkruar Trump në platformën e tij të mediave sociale, Truth Social.

“Më e rëndësishmja, dua t’i shpreh ngushëllimet e mia familjes së personit të vrarë, si dhe familjes së një personi tjetër që mbeti i plagosur rëndë. Është e pabesueshme që një akt i tillë mund të ndodhë në vendin tonë. Për momentin nuk dihet asgjë për gjuajtësin, i cili tani është i vdekur”, shtoi Trump.

“Unë u qëllova me një plumb që shpoi pjesën e sipërme të veshit tim të djathtë. E kuptova menjëherë se diçka nuk shkonte kur dëgjova një fërshëllimë, të shtëna dhe menjëherë ndjeva plumbin të çante lëkurën time. Kisha shumë gjakderdhje, kështu që atëherë e kuptova se çfarë po ndodhte. ZOTI E BEKOFTË AMERIKËN!”, ka shkruar Trump.

https://truthsocial.com/@realDonaldTrump/112782066045321247

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar…