Osmani dënon atentatin ndaj Trumpit: Dhuna politike është e papranueshme kudo

14 korrik 2024 | 11:00

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas atentatit ndaj ish-presidentit amerikan Donlad Trump.

Osmani në platformën “X” ka shkruar se çdo lloj dhune politike kudo është e papranueshme dhe e dënojmë ashpër atë.

“Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me ish-presidentin Donald Trump, familjen e tij dhe të gjithë amerikanët e prekur nga të shtënat në mitingun e Pensilvanisë. Çdo lloj dhune politike kudo është absolutisht e papranueshme dhe ne e dënojmë ashpër atë”, ka shkruar Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, së fundmi i shpëtoi një atentati…