Modriq: Do të doja ta mbyll karrierën te Reali

26 shtator 2018 | 21:39

Zyrtarisht futbollisti më i mirë në botë, Luka Modriq tha se do të dëshironte të përfundonte karrierën në Real Madrid.

Ai erdhi në kontakt me Interin nga Milani këtë vit pas botërorit në Rusi, por nuk pati marrëveshje për transferim, transmeton KP.

“Unë kurrë nuk e kam parë veten jashtë Real Madridit, do të doja të përfundoja karrierën time këtu, por do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, sepse ky është një klub shumë i vështirë”, tha 33-vjeçari.

Futbollisti kroat ka një kontratë me madrilenët deri në vitin 2020.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministi i vendit, njëherit nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës,…