Kurti dënon atentatin ndaj Trumpit

14 korrik 2024 | 12:02

Ish-presidenti i ShBA-ve, Donald Trump ishte cak i një atentati në një tubim në Pensilvani. Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kurti në një reagim në “X” ka shkruar se bashkohet me liderët e tjerë botërorë në dënimin e atentatit ndaj Trump.

“Unë bashkohem me liderët e tjerë botërorë në dënimin e atentatit të tmerrshëm kundër ish-presidentit amerikan Donald Trump. I uroj shërim të plotë dhe të shpejtë atij dhe të tjerëve të plagosur dhe i dërgoj ngushëllimet e mia të sinqerta familjes së spektatorit të vrarë”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka shtuar se mosmarrëveshjet politike në një demokraci duhet të shprehen gjithmonë përmes formave paqësore të fjalës dhe protestës dhe të zgjidhen me zgjedhje të lira dhe të ndershme, pa përjashtime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama për atentatin ndaj ish-presidentit të…