Atentati ndaj Trumpit, Hamza: Vlerat e kombit amerikan nuk mund t’i cenojë dhe zbeh asnjë akt i shëmtuar

14 korrik 2024 | 13:22

Kandidati i PDK-së për kryeministër dhe kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka reaguar pas atentatit ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Ai ka thënë se ekstremistët përmes dhunës po synojnë t’i arrijnë qëllimet e tyre janë armiqtë më të mëdhenj të demokracive kudo në botë.

“Bota demokratike është tronditur nga atentati ndaj presidentit Trump, i cili fatmirësisht shpëtoi pa pasoja serioze. Shpreh keqardhje për humbjen e jetës së qytetarit amerikan dhe plagosjes së një tjetri, që ishin pjesë e tubimit elektoral. Ekstremistët që përmes dhunës si mjet politik synojnë t’i arrijnë qëllimet e tyre janë armiqtë më të mëdhenj të demokracive kudo në botë. Vlerat e kombit amerikan nuk mund t’i cenojë dhe zbeh asnjë akt i shëmtuar! Presidentit Trump i urojmë rikthim të shpejt në garën elektorale! God Bless America!”, ka shkruar Hamza në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veprimtari Bardhyl Mahmuti përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar…