Rooney për Willimasin: I rrezikshëm në situatat një me një, ma kujton Ronaldon e ri

14 korrik 2024 | 13:41

Menaxheri profesionist i futbollit anglez Wayne Rooney, ka treguar lojtarin më të rrezikshëm të Spanjës, e që është pretendent për të shënuar gol.

Fjala është për Nico Williams, për të cilin Rooney është shprehur se ia kujton Cristiano Ronaldon kur ishte i ri.

“Williams është i jashtëzakonshëm. Ai më kujton Cristiano Ronaldon kur ishte i ri”.

“Ai është një djalosh i madh, ai do ta marrë topin dhe do të tentojë aq shumë, por zakonisht e merr vendimin e duhur”.

“Ai është një rrezik jashtëzakonisht i madh në situatat një për një dhe shënon gola. Anglia duhet të jetë shumë e kujdesshme me të”, ka thënë Rooney për “The Times”.

Anglia përballet sonte me Spanjën në ndeshjen finale të tyre në kuadër të “Euro 2024”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka…