Haradinaj i reagon Kurtit: Tenderët njëburimorë janë vrima më e madhe

14 korrik 2024 | 14:03

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, i cili ka thënë se kanë mbyllur vrimën në veri pas inkasimit të rrymës atje.

Haradianj ka thënë se tenderët njëburimorë janë vrima më e madhe.

“Tenderët njëburimorë janë vrima më e madhe e shkaktuar në buxhetin e Kosovës dhe vetëm atë mund ta quajë historike Albin Kurti, dhe jo për të mirë”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Më tutje, Haradinaj ka thënë se gjithçka që ndërton Kurti është në themelet e tjetërkujt.

“Implementimi i Marrëveshjes për Energji e vitit 2013 nuk është vrimë e mbyllur nga Kurti. Gjithçka që ndërton Kurti është në themelet e tjetërkujt”, ka shkruar Haradinaj.

Kurti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, ka thënë se “në këtë vit për herë të parë filloi edhe regjistrimi i energjisë elektrike në katër komunat në veri të vendit dhe inkasimi. Më në fund vrima nga kur rridhte pa masë paraja jonë, po mbyllet njëherë e përgjithmonë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është shprehur i…