Krasniqi, Kurtit: Keni gjetur vend jo në vrimë, por në gropë të buxhetit

14 korrik 2024 | 14:40

Pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se me të nisur regjistrimi dhe inkasimi i rrymës elektrike në veri nga Elektroserveri (kompani shtetërore serbe) është “mbyllur vrima nga ku rridhnin pandërprerë paratë e buxhetit të shtetit”, deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar se tashmë jo vrimë por qeveria kosovare “e ka gjetur vetën në një gropë të madhe (të buxhetit) për ministrat dhe sekserët e vet”.

Madje, ajo e ka quajtur Kurtin kryemashtrues

“Kryemashtruesi Kurti dhe shokët e tij hajdutë. Deklarimi i Kurtit se është mbyllur vrima prej së cilës rridhte paraja e buxhetit është mashtrimi i radhës sepse vrima nuk është mbyllur, por është hapur për Martinin, Nagipin dhe Ridvanin. Madje edhe ministrat e Kurtit kanë gjetur vend tek vrima e buxhetit që tanimë nuk është vrimë por gropë e madhe për ministrat dhe sekserët e Kurtit. Qeveria Kurti është qeveri e mashtrimit dhe korrupsionit, qeveri që shërben për shokët e Albin Kurtit dhe ministrave të tij. Kjo qeveri është e zhytur thellë në korrupsion”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FBI-ja ka identifikuar autorin e sulmit ndaj ish-presidentit Donald Trump…