Sonte pas mesnate, Messi kërkon lavdinë e radhës me Argjentinën

14 korrik 2024 | 15:01

Sonte pas mesnate, me fillim nga ora 02:00, luhet finalja e Copa Americas mes Argjentinës dhe Kolumbisë.

Messi do të kërkojë lavdinë e radhës me ekipin e tij kombëtar, pasi e fitoi një herë këtë trofe dhe më pas edhe Kupën e Botës.

E për ta arritur trofeun e radhës me kombin e tij, Messi me shokë do të duhet të kalojnë pas Kolumbisë.

Kolumbianët, të udhëhequr nga James Rodriguez në super formë eliminuan një nga një kundërshtarët, përfshirë edhe Uruguain.

Kjo është hera e parë që këto dy kombëtare takohen në finale.

Kolumbnia ka 28 ndeshje pa humbje, 22 fitore dhe 6 barazime, duke treguar formë fantastike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Donald Trump ka publikuar deklaratën e dytë në platformën e…