Harry Kane kërkon trofeun e parë në finalen e Euro 2024

14 korrik 2024 | 15:59

Ky mund të jetë shansi i tij i fundit.

Harry Kane vërtet është një nga yjet më të mëdhenj të futbollit sot për sot dhe një nga sulmuesit më të mirë në histori, por ai nuk ka mundur të arrijë asgjë, fare asgjë, në atë që është më e rëndësishmja në karrierë.

Në moshën 31-vjeçare, kapiteni i “Tre Luanëve” synon trofeun e parë në jetën e tij në futboll, dhe shpreson që këtë t’ia japë kombëtarja e tij, Anglia.

Shënuesi i 3 golave në Euro 2024, pretendent për Këpucën e Artë, nuk ia ka dalë, as me ekipin përfaqësues, dhe as me klubet.

Te Tottenham luajti një jetë, një besnik  vërtetë  fanelës, por kurrë nuk preku kupë me dorë, as kur në 2019 ishte fare pranë, në finalen e Champions League kundër Liverpool.

Vetëm kur mbushi 30 vjeç vendosi të shkonte tek Bajerni pikërisht për një titull.

Ndoshta, Kane qenka “i mallkuar” kur vjen puna për trofetë sepse “Bavarezët” jo vetëm u eliminuan në gjysmëfinale të Champions League, pas polemikave me Real Madrid, por mbetën me “gisht në gojë”.

Trofeun e Bundesliga ia mori Bayer Leverkusen i Xabi Alonso e Granit Xhakës, ndërsa në Kupën e Gjermanisë u eleminuan shumë shpejt nga “Hirushja” e kompeticionit, Saarbrucken.

Në Euro 2021, ai ishte shumë pranë suksesit, por në finalen ndaj Italisë, por sërish erdhi një humbje edhe pse me penallti dhe tashmë do të ketë mundësin “e artë”, për të siguruar titullin e parë të madh, në karrierë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka reaguar lidhur…