Vdes një person në Bjeshkët e Deçanit

14 korrik 2024 | 17:54

Një person ka vdekur në Bjeshkët e Deçanit.

Rastin për Klankosova.tv e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Pejës.

Zëdhënësi Fadil Gashi, tha se rasti po cilësohet si “Hetim i vdekjes”.

“Rasti është lajmëruar mbrëmë në orët e vona nga familjarët se ai kishte dalur edhe nuk ishte kthyer. Menjëherë kërkimi ka nisur nga ekipet e kërkim-shpëtimit, gjegjësisht policia dhe shoqatat që merren me këtë. Pas disa orë kërkimesh, trupi i pajetë i viktimës është gjetur sot rreth orës 6:00 të mëngjesit”, tha ai.

“Në vendin e ngjarjes ka dal edhe prokurori dhe me vendim të tij trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, shtoi Gashi.

Klankosova.tv mëson se tashmë i ndjeri, kishte dalur për të shëtitur në atë zonë (për të mbledhur çaj).

Dyshohet se burri ka rrëshqitur dhe ka rënë nga një lartësi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester United ka njoftuar nënshkrimin e Joshua Zirkzee. Sulmuesi holandez…