Këmbimi valutor, leku forcon pozitat ndaj monedhave të huaja

26 shtator 2018 | 21:56
Në tregun e këmbimit valutor vendas, leku ka fituar pikë të mërkurën ndaj monedhave të huaja.Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë euro dhe dollari kanë humbur sot 0.07 lekë duke u këmbyer përkatësisht me 126.22 lekë dhe 107.30 lekë.

Ndërsa paundi britanik ka mbetur në të njëjtën vlerë 141.20 lekë sa një ditë më parë dhe  franga zvicerane ka humbur 0.07 lekë, raporton atsh.

Sipas aktorëve të tregut, tregu valutor reflekton ecurinë në bursat ndërkombëtare por edhe faktorët sezonal vijojnë të ndikojnë tregun valutor ndonëse rritjet janë modeste dhe më shumë interpretohen si një situatë stabilizimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Facebook ka lansuar statistikat për përdoruesit ditorë të saj të…