Biden do t’i drejtohet vendit pasi informatave të përditësuara për atentatin ndaj Trumpit

14 korrik 2024 | 19:55

Presidenti amerikan Joe Biden, do t’i drejtohet vendit rreth orës 13:30 të së dielës (sipas orës loakel), pas një njoftimi të përditësuar mbi tentativën për vrasjen e ish-presidentit Donald Trump.

Vërejtjet këtë pasdite shënojnë herën e dytë që Bideni flet që nga tubimi i së shtunës.

Ai dënoi të shtënat dhe të gjithë dhunën politike në një fjalim të shkurtër televiziv mbrëmë, duke bërë thirrje për unitet kombëtar.

Sipas burimeve të njohura me bisedën, Bideni pati gjithashtu një telefonatë “të shkurtër dhe të respektueshëm” me Trumpin të shtunën mbrëma pas të shtënave, shkruan CNN, përcjell Klankosova.tv.

Presidenti, i cili ishte në Rehoboth Beach, Delaware, gjatë të shtënave, u kthye në Shtëpinë e Bardhë të shtunën vonë, dhe mori një informim të përditësuar nga zyrtarët e Sigurisë Kombëtare dhe të zbatimit të ligjit këtë mëngjes në Sallën e Situatave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Thomas Matthew Crooks, 20-vjeçari që dyshohet se ka qëlluar drejt…