Pacolli: Më mirë do të ishte që nxënësit tanë të mësojnë si të krijojnë biznese sesa si të sigurojnë një pagë

14 korrik 2024 | 20:00

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka dhënë një këshillë se si të ngritet kreativiteti dhe dëshira e nxënësve për mësim.

Ai thotë se më mirë do të ishte që nxënësit në Kosovë të mësonin më shumë për të krijuar e drejtuar biznese sesa të punojnë për të siguruar një pagë mujore, shkruan Reporteri.net.

Postimi i tij në Facebook:

Do të ishte më efikase për nxënësit në Kosovë nëse gjatë fazave të shkollimit do të mësonin më shumë se si të krijojnë dhe drejtojnë biznese sesa si të punojnë për të siguruar një pagë mujore.

Kjo do të kishte një ndikim shumë më të madh në ngritjën e kreativitetit dhe dëshirës se mësim-nxënësve për të punuar më shumë drejtë krijimit të kushteve dhe ideve të biznesit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan Joe Biden, do t’i drejtohet vendit rreth orës…