Jeta në fshatin e izoluar të Gjilanit

15 korrik 2024 | 08:22

Tymi i oxhakut është shenja e vetme e jetesës njerëzore në fshatin Kokaj të Gjilanit.

Familja Haziri ka mbetur e vetmuar në këtë fshat i cili gjendet vetëm disa metra larg kufirit me Serbinë.

Shkuarja me veturë tek dy familjet që janë duke banuar në këtë fshat ishte e pamundur.

Jeta në kushtet e mjerueshme është bërë e vështirë për Ajshe Hazirin, e cila banon në këtë objekt që vetëm emrin e ka shtëpi.

“Jemi dhjetë anëtar të familjes, po me ndonjë dru me ndonjë gja, tjetër kah nuk kemi të ardhur kërkah hiq hiq, që fëmija ku me qu çka me bo më ta, vështirë është oj motër por ske çka bësh, mas pari rrugën e pat ketuhit,100 herë jemi ankuar po thonë po ndreqin amo këtu jo se pak është keq, kërret 100 herë po na prishën”, shprehet Ajshe Haziri, banore e fshatit.

Haziri thotë se ata janë harruar edhe nga institucionet e vendit.

“Një herë shi pat ra shumë, këtë sobë e patë marr uji, krejt gjëra posht i kemi qitë, jemi anku por asgjë nuk na kanë dhënë, e patën shkru veç”, thotë ajo.
E në kushte aspak më të mira jeton edhe kunata e Ajshes, Feride Haziri.

Jeta për të dhe gjashtë anëtaret tjerë të familjes është bërë e vështirë në këtë fshat.

“Kushtet boll keq vallah, vështirë rruga hala qashtu. Të ardhurat hiq, asnjë qashtu me bujqësi çka po mundim”, shprehet Feride Haziri.

Largimin nga ky fshat nuk është se nuk e kanë menduar, por janë kushtet financiare që e pamundësojnë largimin. Ata në qytet dalin vetëm për nevoja emergjente.

“Vallah rrallë se edhe larg edhe s’po kemi me çka, për naj nevojë për sëmundje , ose për ndonjë harç. Po kemi menduar por kushtet s’po i kemi bash mirë”, shprehet banorja e fshatit Kokaj.

E më të rëndë jetesën në këtë fshat për dy familjet e ka bërë rruga e cila deri më tani ishte vështirë e kalueshme.

Por së fundmi në këtë rrugë, Komuna ka ndarë mbi 500 mijë euro.

Kryetari Komunës thotë se nuk ka pasur kërkesë ti takojë këta banorë.

“Unë nuk kam pas kërkesë për të takuar, banorët këtu, i kam takuar me herët, në kohën kur kam ardhur për vizita, tash është vizita e radhës që është duke implementu projekti mbi gjysmë milioni euro në këtë fshat, ndërkohë nëse ka nevojë për takime, nëse ka nevojë për ndihmë, aty ku na lejohet ligjërisht sigurisht se do të ndihmojmë”, thotë Alban Hyseni, kryetar i komunës.

Rrugë e cila është duke u asfaltuar do të lidh fshatrat e Gjilanit me fshatrat e Preshevës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Donald Trump udhëtoi për në Milwaukee, ku republikanët do ta…