FBI vazhdon të mbledhë të dhëna për motivin e tentim-vrasjes së Trumpit

15 korrik 2024 | 08:52

FBI ka thënë se ende nuk është kuptuar motivi për tentim vrasjen e ish presidentit amerikan, Donald Trump.

Byroja ka thënë”po punon për të përcaktuar sekuencën e ngjarjeve dhe lëvizjet e sulmuesit përpara të shtënave” dhe po shqyrton provat e mbledhura, raporton BBC.

“Ndërsa hetimet e deritanishme tregojnë se sulmuesi ka vepruar i vetëm, FBI-ja vazhdon të kryejë aktivitet logjik hetimor për të përcaktuar nëse ka pasur ndonjë bashkëpunëtor të lidhur me këtë sulm”, thuhet në deklaratë.

Crooks nuk kishte asnjë shkelje të njohur në të kaluarën dhe arma që ai përdori në të shtënat ishte blerë legalisht.

“Nuk ka shqetësime aktuale të sigurisë publike,” thotë FBI.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dallas Alexander është një veteran që kaloi 14 vjet në…