Argjentina fiton Kupën e Amerikës

15 korrik 2024 | 10:28

Argjentina është fituesja e Kupës së Amerikës për sezonin 2023-2024. “Albiçelestet” morën një fitore të vuajtur me rezultat minimal 1-0 ndaj Kolumbisë.

Ndeshja në 90 minuta përfundoi në barazim pa gola, teksa vetëm në kohën shtesë, në minutën 112, argjentinasit kaluan në avantazh me gol të Lautaro Martinez.

Kampionët e botës në fuqi, fituan Kupën e Amerikës për herë të dytë radhazi, teksa të njëjtin sukses e arritën edhe në edicionin e mëparshëm.

Argjentina mbeti pa Lionel Messin, pasi tetë herë fituesi i Topit të Artë u lëndua dhe u largua nga loja në minutën e 66-të.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Vladimir Putin u dha nënshtetësinë ruse 22 të huajve…