Jahjaga merr shtetësinë shqiptare
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka marrë shtetësinë shqiptare.
Dekreti është firmosur nga kreu i shtetit shqiptar, Ilir Meta dhe sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të Presidencës, hyn në fuqi menjëherë.
Jahjaga, e lindur në Gjakovë, ishte presidentja e katërt e Kosovës dhe e para presidente femër e cila mbajti detyrën e lartë shtetërore për 5 vite, 2011-2016.
Dekreti i Metës:
DEKRET
Nr. 10879, datë 19.9.2018
PËR DHËNIE TË SHTETËSISË SHQIPTARE
Në mbështetje të nenit 92, pika “c”, dhe nenit 93, të Kushtetutës, si dhe nenit 9, pika 7, e nenit 20, të
ligjit nr. 8389, datë 5.8.1998, “Për shtetësinë shqiptare, të ndryshuar,
DEKRETOJ:
Neni 1
I jepet shtetësia shqiptare, me kërkesë të tij, personit të mëposhtëm:
Atifete Ibrahim Jahjaga
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Ilir Meta