Prokurori që hetoi Thaçin humb betejën e parë me Trumpin, emërimi i tij shpallet anti-kushtetues

15 korrik 2024 | 18:24

Prokurori amerikan Jack Smith, që kishte hetuar dhe ngritur aktakuzë me pretendime për krime lufte ndaj ish-krerëve të UÇK-së, e ka gjetur veten të sfiduar seriozisht në rastin kundër Donald Trump, emërimi i të cilit si konsull special në rastin për dokumentet në rezidencën në Mar-a-Lago, u shpall anti-kushtetues nga një gjyqtare federale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky është konstatimi i fundit nga gjyqtarja Aileen M.Cannon, e cila rrëzoi në tërësi çështjen kundër Trump-it rreth “dokumenteve të klasifikuara”.

Në vendimin e gjykatëses është konstatuar se emërimi i Jack Smith në pozitën e konsullit special nuk është bërë nga Presidenti e as konfirmuar nga Senati; dhe se, kësisoji, caktimi i tij në atë mënyrë “është shkelje kushtetuese”, raportoi New York Times.

Vendimi i gjyqtares Cannon, e cila qe vendosur nga Trump, u përball me vendimet e mëparshme të gjykatës që arrinin në epokën e Watergate që mbështetën ligjshmërinë e mënyrave se si janë emëruar prokurorët e pavarur. Dhe me një hap të vetëm, ajo hoqi një kërcënim të madh ligjor kundër zotit Trump në ditën e parë të Konventës Kombëtare Republikane, ku ai do të bëhet zyrtarisht kandidati i partisë për president”, thuhet në artikullin e NYT.

Ndaj Donald Trump u ngrit aktakuzë vitin e kaluar për mbajtje të dokumenteve të sigurisë kombëtare në Mar-a-Lago dhe pengimin e përpjekjeve të qeverisë për të tërhequr, duke përfshirë edhe kundërshtimin pjesërisht të një thirrjeje të jurisë së madhe që e urdhëronte atë të kthente çdo dokument të klasifikuar në Departamentin e Drejtësisë. Trump ishte deklaruar i pafajshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pyetjet shtesë për dëshmitarin Zyrapi ka filluar t’i parashtrojë përfaqësuesi…