Fazli Hoxha: Nisma shquhet për unitet politik

27 shtator 2018 | 08:14

Nisma Socialdemokrate dje ka mbajtur mbledhje me anëtarët e Kryesisë dhe kryetarët e degëve, në të cilen ka diskutuar për temat e përgjithshme në vend.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se vendit i duhet një vizion politik i kujdesshëm me parime, që mbron sovranitetin, funksionalitetin dhe kushtetutshmërinë mbi të cilën është ndërtuar shteti ynë. 

“Këtë vizion politik e ka Nisma Socialdemokrate, e cila shquhet për unitet politik në temat e mëdha që e presin vendin”, ka shkruar Hoxha.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot…