Në tetor në Kosovë pritet të organizohet një konferencë për paqen dhe stabilitetin në Ballkan

15 korrik 2024 | 21:29

Kryeministri Albin Kurti, priti Presidentin e Federatës së Paqes Universale për Evropën Jug-Lindore, Dr. Jacques Marion.

Kurti u njoftua nga Marion për planet për organizimin e një konference mbi paqen, stabilitetin dhe tranzicionin demografik në Ballkanin Perëndimor.

Në njoftimin e lëshuar nga qeveria thuhet se kjo konferencë pritet të mbahet në tetor në Prishtinë, dhe Kurti u ftua për të qenë pjesë e kësaj konference, si mysafir nderi dhe folës.

Ndër tjera, në takim kanë diskutuar rreth politikave sociale dhe të punësimit të Qeverisë që për synim kanë ngritjen e mirëqenies së gjithëmbarshme, gjithëpërfshirjen, si dhe rreth aktiviteteve dhe misionit të Federatës së Paqes Universale.

Kurti vuri theksin te përfundimi me sukses i procesit të regjistrimit të popullsisë, tek rëndësia e përpunimit të të dhënave të grumbulluara dhe rolit që ato do të luajnë në hartimin e politikave dhe strategjive për dekadën që kemi përpara.

Gjithashtu, numëroi masat dhe programet mbështetëse për komunitetet joshumicë, që përfshijnë fondin 3 milionësh për ndërmarrës të rinj dhe organizata joqeveritare dhe programin e përbashkët me UNICEF për punë praktike për të rinjtë mes moshës 16-24 vjeç, prej të cilëve deri më tani 15% të përfituesve janë nga komunitetet joshumicë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani, duke folur për atentatin ndaj…