Mbappe mbërrin në Madrid, të martën prezantohet në Bernabeu

15 korrik 2024 | 22:40

Kylian Mbappe ka mbërritur në Madrid, para prezantimit si lojtar i Realit.

Lojtari u pa në një makinë duke lëvizur nëpër kryeqytetin spanjoll.

Francezi do të prezantohet në Santiago Bernabeu të martën, më 16 korrik, në orën 12:00.

Të gjitha biletat janë shitur dhe do të ketë një shfaqje të jashtëzakonshme në stadium.

25-vjeçari i është bashkuar Real Madridit si lojtar i lirë, por me një bonus nënshkrimi prej 100 milionë eurosh.

Marrëveshja e tij me bardhezinjtë skadon në vitin 2029.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shannen Doherty, që të gjithë e mbajë mend me rolin…