Hyseni dhe zëvendësministrja Osmani bisedojnë për përgatitjet e Lojërave Mesdhetare 2030

16 korrik 2024 | 10:12

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur në takim zëvendësministren e Kulturës, Rinisë e Sportit, Daulina Osmani.

Tema të bisedës ishin sfidat e ndryshme për kulturën, rininë e sportin, posaçërisht përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030.

“Kisha nderin të pres për takim zëvendës ministren e MKRS-së Daulina Osmani”, tha Alban Hyseni.

Kryetari i Gjilanit, tregoi se bashkëbiseduan për projektet e përbashkëta dhe detyrat që kanë përpara, si përgatitje për Lojërat Mesdhetare 2030.

“Bashkë me Qeverinë e Kosovës, po angazhohemi maksimalisht që të arrihen të gjitha objektivat”, tha kryetari Hyseni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një zyrtar policor ka plagosur një person, mëngjesin e sotëm…