Mbappe sot prezantohet në “Santiago Bernabeu”

16 korrik 2024 | 11:21

Kylian Mbappe zyrtarisht do të prezantohet si futbollist i Real Madridit. Ceremonia do të mbahet sot (e martë) me fillim nga ora 12:00 në “Santiago Bernabeu”.

Mediet kanë raportuar se tashmë ai ka arritur në kryeqytetin spanjoll.

Të gjitha biletat për këtë spektakël janë shitur dhe pritet të ketë pjesëmarrje të madhe.

25-vjeçari ka nënshkruar me “Los Blancos” deri në vitin 2029. Ai është transferuar si lojtar i lirë, por me një bonus prej 100 milionë eurosh nga PSG.

Kylian Mbappe nuk ka pasur paraqitje edhe aq të mirë në “EURO 2024”. Franca është eliminuar në gjysmëfinale nga Spanja me rezultat 2:1.

Në këtë kampionat, Mbappe e ka shënuar vetëm një gol, nga pika e bardhë kundër Polonisë.

Ai në fanellën e madrilenëve do ta bartë numrin 9.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milani pritet të kompletojë transferimin e Alvaro Moratës brenda 48…