‘Garantoj për kuptimin e tij të thellë të sfidave ballkanike’, Hoxhaj vlerëson kandidatin republikan për zëvendëspresident

16 korrik 2024 | 11:49

Donald Trump ka njoftuar se senatori i Ohajos, JD Vance do të jetë kandidati i tij për zëvendëspresident të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Ish-kryediplomati i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka mirëpritur lajmin duke thënë se Vance i kupton thellë sfidat ballkanike dhe evropiane.

“I ngazëllyer kur shoh zgjedhjen e presidentit Trump, James David Vance si kandidat për zëvendës të tij! Pasi e kam takuar së fundmi në Mynih, mund të garantoj për kuptimin e tij të thellë të sfidave ballkanike dhe evropiane. Depërtimi dhe udhëheqja e tij janë pikërisht ajo që na nevojitet në këto kohë të trazuara”, ka shkruar Hoxhaj në platformën “X”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Drejtësisë (MD) ka reaguar ndaj reagimit të Këshillit…