Tifozët në trans pasi e shohin Mbappen me fanellë të Realit (video)

16 korrik 2024 | 12:58

Tifozët e Real Madridit janë në trans.

Ata shpërthyen me brohoritje pasi e panë Kylian Mbappen me fanellën e “Los Blancos”.

85 mijë tifozë po qëndrojnë në stadiumin “Santiago Bernabeu” për t’ia bërë një mikpritje të ngrohtë yllit francez, i cili u largua nga Paris Saint-Germaini për ta realizuar ëndrrën fëmijërore për të përfunduar tek klubi mbretëror spanjoll.

Shumë shpejt Mbappe do të dalë në fushën e blertë kur edhe do të prezantohet zyrtarisht përpara tifozëve madrilenë, të cilët presin shumë nga 25 vjeçari.  /Express/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gareth Southgate nuk do të jetë më trajner i Anglisë.…