Avokati Smakiqi tregohet i ashpër me Haxhiun: Është ministre e padrejtësisë, KPK-në po dëshiron ta mbush me militantë të LV-së

16 korrik 2024 | 14:02

Avokati Xhevedet Smakiqi e ka kritikuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për sulmet që po ia bën Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK).

Ai ka thënë se Haxhiu është ministre e padrejtësisë.

Smakiqi  ka theksuar se me Projektligjin për Këshillin Prokurorial po tentohet që ky institucion të mbushet me militantë të Vetëvendosjes.

“Ministrja e pa-drejtësisë Albulena Haxhiu edhe nuk din edhe rrenë! Shiheni nenin 21 te Ligjit antikushtetues të miratuar me urdhër të Albin Kurtit që nga hyrja në fuqi e këtij ligji për dy vjet deri më 11.01.2026 ta mbushin KPK me anëtarë jo prokurorë pra me militantë si Gani Jakupi që pastaj KPK-ja të shndërrohet në zyre ligjore të LV-së. Prandaj kur ambasadorët e QUINT-it, Komisioni Evropian, KiE-ja Komisioni i Venecias nuk ta pranon se keni miratuar një ligj me standarde jo të BE-së për të garantuar pavarësinë e KPK-se, ti si ministre e MD-së edhe nuk di edhe po rrenë”, ka shkruar Smakiqi në “Facebook”

Sipas tij, me këtë qasje, qeveria Kurti është duke dëshiruar që KPK-në ta shndërrojë në departament të Vetëvendosjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në takimin e së martës mes zëvendëskryeministrit të parë për…