Haradinaj i uron mirëseardhje diasporës: Kosovës i duhet ndryshimi në qeverisje

16 korrik 2024 | 14:23

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i ka dëshiruar mirëseardhje diasporës në vendlindje.

Ai ka paralajmëruar ata se nuk do ta gjejnë Kosovën ashtu siç e kanë ëndërruar.

Haradinaj ka shkruar se Kosovës i duhet ndryshimi në qeverisje.

“Do të donim shumë që këtë verë ta gjenit Kosovë ashtu siç e ëndërroni, por për fat të keq akoma është larg pritjeve tuaja. E di që kur të vini do të donit që Kosova të jetë sikur ai vendi prej nga vini e që të mos përballeshit as me kolonat e gjata e as me pluhurin e rrugët e pakryera për qytetet e lindjes si psh: për Gjilan, për Pejë, për Gjakovë, për Podujevë, për Mitrovicë e kështu me radhë, të cilat qeveria jonë i ka lënë përgjysmë, si edhe shumë punë të tjera”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”

Haradinaj ka kërkuar nga diaspora që të mos iu besojnë fjalëve boshe.

“Ju jeni gjysma jonë dhe asnjëherë nuk do të jeni musafirë dhe sukseset e dështimet i kemi përbashkëta. Ju presim me bukë e krypë e zemër e ju urojmë pushime të mira në vendlindje. Të tjerat mos ja u falni e mos u besoni fjalëve të mira por boshe edhe një herë. Kosova dhe ju meritoni më mirë! Kosovës i duhet ndryshimi në qeverisje!”, ka shkruar  Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një sëmundjeje të rëndë, ka vdekur Ali Mehmetaj, shkrimtar,…